Ligjore · MiriFX Academy

Privatësia e të dhënave të tua.

Përditësuar më 20 nëntor 2026

  • Pa shitjeTë dhënat e tua nuk i shesim dhe gjurmues reklamash nuk përdorim.
  • Face IDme Face ID ose passkey ruajmë vetëm një çelës publik, kurrë të dhëna biometrike
  • StatistikatAdresën IP nuk e ruajmë; vizitat numërohen me një kod që ndryshon çdo ditë, ndaj nuk lidhen me ty.
  • Të drejtatShkruaj në info@mirifx.com; përgjigjemi brenda 30 ditëve.

01

Kush i përpunon

MiriFX Academy, NIPT K71627507F, Lagja 1, Rruga Epikadeve, Durrës, Shqipëri, përmes mirifx.com dhe app.mirifx.com. MiriFX vepron edhe në Dubai (Licenca nr. 34292, Dubai Silicon Oasis). Për çdo pyetje ose kërkesë: info@mirifx.com.

02

Çfarë mbledhim

KurÇfarë
Rezervon një bisedë ose na shkruanemrin, email-in, telefonin, eksperiencën në trading, zonën orare, gjuhën dhe orarin që zgjedh
Regjistrohesh në një kurs në klasëemrin, email-in, telefonin, grupin, tarifën e rënë dakord dhe pagesat që regjistrojmë (cash ose transfertë)
Paguan onlinepagesën e përpunon ofruesi i pagesave (si Stripe ose PayPal); të dhënat e kartës nuk i shohim dhe nuk i ruajmë
Ke llogari studentiemrin, email-in, progresin, rezultatet e testeve dhe detyrave, certifikatat dhe kërkesat për ndihmë
Përdor app-injournal-in, trade-t dhe fotot e kartës MT5 (MiriFX AI i lexon për të plotësuar trade-in), postimet në Community dhe mesazhet në Support
Hyn në llogarinjë identifikues të rastësishëm të pajisjes dhe adresën IP të hyrjes; me Face ID ose passkey ruajmë vetëm një çelës publik, kurrë të dhëna biometrike
Lejon njoftimettoken-in e njoftimeve push
Zgjedh të marrësh lajmeemail-in dhe regjistrimin e pëlqimit, vetëm nëse e shënon kutinë

03

Pse i përdorim

  • Për të të kthyer përgjigje, për të organizuar bisedat, regjistrimin dhe pagesat (kërkesa jote / kontrata).
  • Për mësimet, journal-in, vlerësimet dhe certifikatat (kontrata).
  • Për sigurinë e llogarive dhe të platformës (interes i ligjshëm).
  • Për lajme dhe oferta, vetëm me pëlqimin tënd. E tërheq kur të duash, me linkun e çregjistrimit ose me email.
  • Për detyrimet kontabël dhe ligjore.

04

Certifikatat

Kushdo që ka emrin, mbiemrin dhe numrin e një certifikate mund të verifikojë te mirifx.com/verify nëse ajo është e vlefshme.

05

Kush na ndihmon

Supabase (databaza dhe hyrja), Vercel (hostimi), Resend (email-et), Mux (videot e mësimeve), OpenAI (MiriFX AI: pyetjet që i shkruan dhe fotot e kartës MT5 që i dërgon) dhe ofruesi i pagesave (si Stripe ose PayPal). Disa prej tyre mund t'i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë, me masat e duhura mbrojtëse. Të dhënat e tua nuk i shesim dhe gjurmues reklamash nuk përdorim.

06

Cookies dhe statistikat

  • Vetëm sa i duhet faqes: një cookie sigurie (mfx_device), cookies e sesionit në app.mirifx.com dhe ruajtje në browser për gjuhën dhe për sa herë është shfaqur një popup. Cookies reklamash nuk ka.
  • Statistikat e vizitave janë anonime dhe pa cookies: faqja që hap, faqja që të solli, shteti dhe qyteti (nga rrjeti), lloji i pajisjes, browseri dhe gjuha. Adresën IP nuk e ruajmë; vizitat numërohen me një kod që ndryshon çdo ditë, ndaj nuk lidhen me ty. Për këtë arsye nuk duhet banner pëlqimi.

07

Sa kohë i mbajmë

Të dhënatSa kohë
Kërkesat dhe rezervimetderi në 24 muaj pas kontaktit të fundit
Studentët dhe pagesatsa kohë llogaria është aktive, dhe sa kërkon ligji kontabël
Pëlqimi për lajmederi sa ta tërheqësh
Regjistrat e sigurisëderi në 12 muaj

08

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh të shohësh, të korrigjosh ose të fshish të dhënat, të kufizosh ose të kundërshtosh përdorimin e tyre, të marrësh një kopje dhe të tërheqësh pëlqimin. Shkruaj në info@mirifx.com; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Mund të ankohesh edhe te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP).

09

Ndryshimet

Çdo ndryshim e publikojmë në këtë faqe, me datë të re.

Legal · MiriFX Academy

Privacy of your data.

Last updated 20 November 2026

  • No sellingWe do not sell your data and we do not use advertising trackers.
  • Face IDwith Face ID or a passkey we store only a public key, never biometric data
  • StatisticsWe do not store your IP address; visits are counted with a code that changes every day, so they cannot be linked to you.
  • Your rightsWrite to info@mirifx.com; we answer within 30 days.

01

Who handles your data

MiriFX Academy, NIPT K71627507F, Lagja 1, Rruga Epikadeve, Durrës, Albania, through mirifx.com and app.mirifx.com. MiriFX also operates in Dubai (Licence no. 34292, Dubai Silicon Oasis). For any question or request: info@mirifx.com.

02

What we collect

WhenWhat
You book a call or write to usname, email, phone, trading experience, time zone, language and the time you choose
You sign up for an in-person coursename, email, phone, the group, the agreed fee and the payments we record (cash or bank transfer)
You pay onlinethe payment provider (such as Stripe or PayPal) processes it; we never see or store your card details
You have a student accountname, email, progress, quiz and assignment results, certificates and support requests
You use the appjournal entries, trades and MT5 card photos (read by MiriFX AI to fill in the trade), Community posts and Support messages
You sign ina random device identifier and the sign-in IP address; with Face ID or a passkey we store only a public key, never biometric data
You allow notificationsyour push notification token
You choose to get newsyour email and consent record, only if you tick the box

03

Why we use it

  • To reply to you and to arrange calls, enrolment and payments (your request / contract).
  • For lessons, the journal, assessments and certificates (contract).
  • To keep accounts and the platform secure (legitimate interest).
  • For news and offers, only with your consent. You can withdraw it at any time with the unsubscribe link or by email.
  • For accounting and legal obligations.

04

Certificates

Anyone with a holder's first name, surname and certificate number can check at mirifx.com/verify whether the certificate is valid.

05

Who helps us

Supabase (database and sign-in), Vercel (hosting), Resend (email), Mux (lesson video), OpenAI (MiriFX AI: the questions you type and the MT5 card photos you send) and the payment provider (such as Stripe or PayPal). Some of them may process data outside Albania under appropriate safeguards. We do not sell your data and we do not use advertising trackers.

07

How long we keep it

DataHow long
Enquiries and bookingsup to 24 months after the last contact
Students and paymentswhile the account is active, and as accounting law requires
News consentuntil you withdraw it
Security logsup to 12 months

08

Your rights

You can ask to see, correct or delete your data, to restrict or object to its use, to receive a copy, and to withdraw consent. Write to info@mirifx.com; we answer within 30 days. You may also complain to Albania's Information and Data Protection Commissioner (IDP).

09

Changes

We publish any change on this page, with a new date.