Grup i vogël, nga e hëna në të premte, 09:00–13:00.
Ilustrim artistik
Të gjithë nisin në mjegull. Ne të tregojmë shtegun, në klasë ose online, dhe ecim me ty deri në majë.
Ajo që besojmë
Pasurohu brenda natës
KthejeSuksesi kërkon kohë
100% fitore
KthejeHumbjet janë pjesë e rrugës
Sinjale = sukses
KthejeVendimet janë të tuat
Një trade të ndryshon jetën
KthejeKonsistenca ndërtohet
Ndiq instinktin
KthejeDurimi dhe disiplina janë çelësi
Mentori yt · Miri Hidri
Kam përfunduar studimet në stomatologji dhe informatikë. Kisha disa rrugë përpara, por kërkoja diçka që për mua kishte më shumë vlerë: lirinë për të zgjedhur si doja ta jetoja jetën. Në vitin 2015, ai kërkim më çoi te trading.
Për mua, liria nuk ka qenë kurrë thjesht një shifër në llogari. Secili e percepton ndryshe. Për dikë mund të thotë të ketë sa më shumë; për mua do të thotë të kem mjaftueshëm për të zgjedhur si të jetoj, për të shijuar kohën time dhe për t’u ndier i lumtur e i plotësuar.
Ajo liri nuk ndërtohet brenda natës. Kërkon kohë, punë, një vizion dhe besim te vetja, edhe kur rruga që ke zgjedhur nuk është e qartë për të tjerët.
Liria është kur koha jote të përket ty. Kur mund t’u thuash “po” gjërave që do, dhe jo atyre që të detyrojnë. Kjo është arsyeja pse nisa, dhe kjo është ajo që dua t’u tregoj edhe studentëve të mi.
Që atëherë, trading më ka çuar nga përvojat më ekstreme te disa nga momentet më të bukura të jetës sime. Gjatë këtyre viteve kam parë anë të tregut që nuk tregohen në një foto me fitime apo në një video disasekondëshe.
Ka aq shumë histori, mësime dhe përjetime pas këtij rrugëtimi, sa ndonjëherë një libër do të më dukej pak. Ato janë pjesë e eksperiencës që ndaj sot me studentët e mi.
Ka pasur ditë kur tregu më ka mësuar me humbje dhe ditë kur më ka shpërblyer për durimin. Nga të dyja kam mësuar njësoj. Sot e di se rruga nuk matet me një trade, por me njeriun që bëhesh gjatë saj.
Social media është plot me ëndrra të shitura si rrugë të lehta. Por unë besoj se një trader duhet të mësojë të mendojë vetë, jo të mbetet i varur nga sinjalet apo nga interesat e dikujt tjetër.
Që në fillim kam zgjedhur të mbaj anën e traderit, edhe kur kjo më ka bërë të ndihem si delja e zezë. Dua t’i ndihmoj njerëzit të kuptojnë vendimet dhe riskun e tyre, jo thjesht t’u them çfarë trade të hapin.
Nuk shes premtime të shpejta, sepse e di sa kushtojnë. Ajo që ndaj është një mënyrë pune: disiplinë, durim dhe respekt për riskun. Kur një student fillon të mendojë vetë, e di që e kam bërë punën time.
Në vitin 2021 hapa derën e klasës sime. Që atëherë, kam takuar njerëz me histori të ndryshme dhe me idenë e tyre për atë që do të thotë liri.
Për mua, mentorshipi është më shumë se pesë ditë mësim. Dua që kushdo që kalon nëpër ato dyer të largohet me dije, me një këndvështrim të ri dhe me një rrugë për të vazhduar të rritet, si trader dhe si njeri.
Çdo grup sjell energjinë e vet dhe secili student më mëson diçka të re. Pesë mëngjeset bashkë shpesh bëhen fillimi i një miqësie që vazhdon edhe pas klasës. Dhe kur një ish-student më shkruan për hapin e tij të radhës, e di pse e hapa atë derë.
Në klasë · Durrës · 09:00–13:00
Pesë mëngjese bashkë, në një grup të vogël. Nga bazat te metoda dhe te blueprint-i yt: çdo ditë ndërton mbi atë që mësove një ditë më parë.
Blueprint · rruga e çdo studenti
Kush do të bëhet trader i vërtetë, e ndjek këtë rrugë hap pas hapi. Çdo nivel hapet vetëm kur mbaron ai para tij.

Klasa, provimi, certifikata dhe detyrat.
Journal-i yt: çdo trade i shkruar. Pastaj takimi me Mirin.
Me fokusin që të dha Miri. Durimi bëhet zakon.
E mësojnë ata që arrijnë aty.
E mësojnë ata që arrijnë aty.
Fundi i rrugës. Mentori yt për gjithë jetën.
Klasa, provimi, certifikata dhe detyrat.
MiriFX App
MiriFX App është hapësira që të shoqëron pas mentorshipit. Këtu mban shënim çdo trade, ndjek progresin tënd dhe kupton ku duhet të përmirësohesh. Qëllimi nuk është thjesht të kalosh nivele, por të ndërtosh zakone, disiplinë dhe një mënyrë të qëndrueshme pune.



Fillimi yt: mentorshipi, njohuritë bazë dhe detyrat që të ndihmojnë të hedhësh themelet.
Si nis
Në klasë në Durrës ose online nga kudo. Të dyja janë pjesë e së njëjtës rrugë mësimi me MiriFX.
Grup i vogël, nga e hëna në të premte, 09:00–13:00.
Ilustrim artistikMësime në video, që i ndjek kur të kesh kohë.


Para se të pyesësh
Nuk e gjen pyetjen tënde? Bisedo me ekipin para se të vendosësh.
Jo. Të mësojmë metodën, që vendimet t’i marrësh vetë. Nuk premtojmë fitime: trading ka gjithmonë rrezik.
Jo. Klasa nis nga bazat e tregut. Nëse bën trading tashmë, ecën më shpejt, por i kalon të gjitha hapat si të tjerët.
Në Durrës, pesë mëngjese radhazi, 09:00–13:00. Grupi i radhës: 4–8 janar 2027. Vendet janë të kufizuara.
Rruga vazhdon në app-in MiriFX, nivel pas niveli, nga Bronze te Pro. Fillimisht bën detyrat e klasës; më pas hapet journal-i, ku shënon çdo trade. Sa herë kalon nga një nivel në tjetrin, takohesh me Mirin, në Zoom ose në person.
Po. App-i MiriFX është ndërtuar nga ne, vetëm për studentët tanë. Aty gjen detyrat, nivelet, journal-in dhe komunitetin, në telefon ose në kompjuter, shqip ose anglisht. Hyrjen e merr me email dy ditë para klasës.
Klasa në Durrës zhvillohet në shqip. App-i punon shqip dhe anglisht, dhe gjuhën e zgjedh vetë. MiriFX University online do të jetë në të dyja gjuhët.
Shtyp “Rezervo vendin” dhe zgjidh një orar për një bisedë me ekipin. Pasi të flasim dhe t’i pranosh kushtet, të dërgojmë lidhjen personale të regjistrimit.
Është rruga online e MiriFX, me video mësimi që i ndjek nga shtëpia, në ritmin tënd. Tani është në përgatitje dhe regjistrimet nuk janë hapur ende. Rezervo një bisedë dhe të njoftojmë kur të hapet.
Rezervo një bisedë 30-minutëshe me ekipin, në orarin që të përshtatet, ose na shkruaj në WhatsApp: +355 69 203 2555.

Hapi i parë
Ke pyetje për mentorship-in? Zgjidh një orar dhe bisedo me ekipin tonë, para se të vendosësh.
Varianti që ke lënë të hapur për çdo pjesë. Kopjoji dhe m'i dërgo.