Jo vetëm që është e rëndësishme për ju të kuptoni natyrën e tregut të Forex-it, por gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se kush janë aktorët kryesorë në këtë treg dhe se cila është natyra e operacioneve tregtare që këto palë kryejnë. Kësisoj do të jeni në gjendje të përfytyroni pozicionimin tuaj strategjik në këtë hapësirë tregtare. Kush tregton në tregun valutor?
1. Bankat Qendrore.
Mund të thuhet se arma më e fuqishme, përveç dijes, është paraja. Furnizimi i parave drejtohet nga bankat qendrore të botës, të cilat janë të gjitha pjesëmarrëse të një grupi të njohur si ‘G20’. Këto njësi private të centralizuara kanë sundimin mbi një pjesë të madhe të tregut të Forex-it përmes kontrollit të normave të interesit të valutave vendore dhe ritmit të inflacionit, duke zbehur apo rritur fuqinë blerëse të një monedhe. Të gjitha vendet në botë kanë një bankë qendrore që kontrollon monedhën e tyre kombëtare. Bankat qendrore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e një ekonomie dhe janë “peshqit” e mëdhenj në oqeanin financiar që përcaktojnë kurset e këmbimit.
2. Bizneset
Një biznes që importon materiale nga jashtë duhet më së pari të shndërrojë valutën e vet në atë të vendit ku do të kryejë transaksionin. Çmimi dhe vlera e monedhës së një vendi do të ndikojë në fitimet apo humbjet e mundshme të një kompanie të madhe. Biznesi jo vetëm që do të monitorojë kurset e këmbimit, por gjithashtu do të analizojë intervalet kohore përgjatë të cilave ndryshon vlera e valutës si dhe prirja e saj e përgjithshme për vlerësim apo zhvlerësim në raport me valutat e tjera.
3. Bankat më të vogla.
Bankat kryesore tregtare ose ato të investimeve në të gjithë botën luajnë një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për transaksionet e monedhës brenda tregut të Forex-it. Duke tregtuar në kuadrin e një shërbimi për klientët e tyre që depozitojnë ose huazojnë para, ata janë në gjendje të përftojnë një fitim të kënaqshëm. Kjo mund të dëshmohet në një llogari individuale kursimi (ISA), e cila ofron një rendiment vjetor për klientët e tyre. Ndër të tjera, bankat si Deutsche, JPMorgan dhe Goldman Sachs zotërojnë rreth 80% të tregut. Kjo i detyrohet sasisë së kapitalit dhe fuqisë që ata kanë në tregun e Forex-it. Sakaq do të thotë se ata janë në gjendje të manipulojnë çmimet, të nxisin lëvizje në kurset e këmbimit në mënyrë që të përftojnë fitime. Shumë banka kanë platformat e tyre dhe mund të tregtojnë pak më ndryshe nga tregtari standard me pakicë. Sa më shumë kapital të ketë një bankë, aq më të mira janë çmimet e këmbimit valutor që ato janë në gjendje të ofrojnë.
4. Fondet mbrojtëse.
Po, të gjithë kemi parë filma dhe e dimë që fondet mbrojtëse bëjnë miliona çdo ditë dhe ndoshta ndihmojnë të pasurit të bëhen më të pasur! Ata tregtojnë fonde të rregulluara dhe të parregulluara me strategji të rrezikshme, por të mençura, për të gjeneruar fitime të mëdha për klientët e tyre.
Ekzekutimet më të mëdha nga fondet mbrojtëse dhe grupet private mund të kenë ndikim të madh kur bëhet fjalë për lëvizjet e tregut dhe luhatjet e papritura. Fondet mbrojtëse do të ‘mbrojnë’ pozicione të caktuara në tregje specifike, të cilat kanë një korrelacion të kundërt mes syresh, në mënyrë që fondet të mbrohen gjithmonë në rast të paqëndrueshmërisë së papritur. Fondet mbrojtëse dhe firmat kryesore të investimeve ofrojnë mundësi dhe përparësi për investitorët e gatshëm dhe shpesh mund të japin një kthim prej rreth 3-5% në muaj për klientët. Investitori dhe manjati i biznesit George Soros është i njohur për fitimin e fondit të tij mbrojtës prej 1.1 miliard dollarë në më pak se 30 ditë nga rënia e GBP-së. Ai njihet edhe ndryshe si njeriu që “thyu” Bankën e Anglisë.
5. Tregtarët me pakicë.
Futja e platformave elektronike të tregtimit nga viti 1980 e tutje lejoi çdo person të zakonshëm që të fitojë qasje në tregun e Forex-it për të nxjerrë që prej aty fitime individuale. Por tregtimi në mënyrë të verbër e pa trajnimin e duhur shpesh çon në gllabërimin e llogarive të vogla të tregtarëve me pakicë nga peshkaqenët e mëdhenj! Fakti tashmë i mirënjohur se 90% e tregtarëve të vegjël humbasin në tregun e Forex-it siguron përfitime të mëdha për ndërmjetësit (broker-at) dhe aktorët e tjerë të tregut. Sidoqoftë, përmes punës së zgjuar, disiplinës, durimit dhe zbërthimit analitik të veprimit të çmimit, ekziston gjithmonë një mundësi për t’u bashkuar me 10% fitues! Të jetosh një mënyrë jetese të lirisë, unike për çdo biznes tjetër në planet, kush nuk do të donte të bëhej pjesë e këtij ekuipazhi?